​Vettingu i politikanëve është e vetmja mënyrë për pastrimin e politikës dhe pamundëson që politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin t’u bëjnë ligjin shqiptarëve.

Ligji i Partisë Demokratike përcakton vetting për politikanët e lidhur me krimin, largim të menjëhershëm nga institucionet, ndërprerje të mandatit dhe pamundësinë për të garuar apo për t’u emëruar në detyra të larta shtetërore.

Ligji për vettingun e politikanëve është i njëjtë me atë të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve, i miratuar me konsensusin e 140 votave. Ai ose miratohet, ose rrëzohet.

Në vend që Rama të bëjë propagandë, ka për detyrë t’u thotë shqiptarëve, do të votojë pro apo kundër vettingut për politikanët. Detyra e tij është vetëm një: të mos e bllokojë.

Nëse ligji miratohet nuk do të ketë asnjë hapësirë për politikanët e lidhur me krimin, të vazhdojnë detyrat e tyre si deputetë, ministra apo drejtues të lartë të shtetit apo pushtetit vendor.