Kjo ditë e 73-të e bashkimit më të madh qytetar popullor dhe kombëtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme përkon me 1 Majin.

1 Maji, është një datë e historisë komuniste. Baballarët tanë dhe më të rriturit mes nesh, bënin parade me lule letre përpara diktatorit. CCdo 1 Maj, duke brohoritur për mirëqënien që nuk e kishim, për kushtet e mira të jetës që nuk i kishim, për kushtet e mira të banimit që nuk i kishim, për lirinë individuale që mungonte totalisht, për shëndetin që e kishim të fundit në Europë.

Një popull i tërë i skllavëruar nga një diktaturë mizore, që shpenzonte 30% të buxhetit për 30 vite me radhë për të ndërtuar bunkerë, ndërkohë që fëmijët e shqiptarëve vdisnin nga uria me përqindjen më të lartë të vdekjeve foshnjore në Europë, një një popull i tërë, i skllavëruar maj për maj, cdo 1 Maj i bindej ritualit të skllavërimit dhe të mashtrimit, para diktaturës dhe para byrosë politke.

Ndaj, 1 Maji nuk ka si të jetë festë, nuk ka si të jetë festë as për popuj të tjerë që kanë njohur zgjedhën, fatkeqësinë dhe mjerimin e komunizmit. Për ne shqiptarët, që komunizmi na hodhi për nga prodhimi i brendshëm dhe mirëqënies, në mes të Afrikës ekuatoriale, 1 Maji është dita për të kujtuar se deri ku mund të poshtërohet një popull. Deri ku, mund të poshtërohet, një baba, një nënë para fëmijëve të vet, nga një rregjim i cili ka humbur cdo ndjenjë realiteti, cdo ndjenjë dhembshurie, cdo ndjenjë përgjegjësie, para fateve të popullit të vet.

Mbajeni mend, sepse ky në fakt ishte një mëkat i përbashkët, jo i barabartë, por i përbashkët. Mëkati dhe mëkatarët e parë ishin ata që i imponuan vendit për 50 vite me radhë diktaturën. Por bashkëmëkatarë ishin dhe ata shqiptarë, që nuk guxuan të ngrihen, por pranuan me kokën ulur fatin e rezervuar nga injorantët, analfabetët, tradhtarët që i imponuan Shqipërisë për 50 vite me radhë sistemin më gjakatar dhe më mjerues që njohu Europa komuniste.

Kush e harron historinë, është i destinuar ta përsërisë.

Ndaj sot, është dita për të parë njëri-tjetrin në sy, të djathtë e të majtë, e për të thënë, a jemi gati ti themi “JO” zgjedhës së re, që po përgatisin bijtë politikë dhe ideologjikë të byrosë politike, që deri para 27 vitesh rreshtohej në atë tribunë, ndërkohë që populli zvarritej në paradë.

Nëse sjeni gati për këtë, duhet të bëhemi gati të pranojmë edhe një diktaturë tjetër, një tirani të krimit, të drogës, të korrupsionit, të oligarkëve dhe krimit të organizuar me në krye Edi Ramën, që dëshiron që prej datës 18 Qershor, ta shuajë edhe formalisht pluralizimin.

Kjo lëvizje popullore, ky bashkim i madh qytetar, e ka bërë zgjedhjen e saj dhe, ftesa ime, ndaj cdo shqiptari të ndershëm, që nuk dëshiron të zvarritet në këtë bulevard si para 27 vitesh, para oligarkisë krimit dhe pushtetit të inkriminuar të Rilindjes, është të ngrihemi e ti shporrim, me forcën e bashkimit popullor.