Mungesa në seancë e dy prej kokave kryesore të aleancës së pushtetit me krimin, Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës dhe heshtja e Edi Ramës është shprehja më e qartë të kapitullimit dhe e rënies së qeverisë së krimit dhe të drogës.

Prej katër javësh Parlamenti dhe institucionet e tjera të vendit po mbahen peng për të mbrojtur Agron dhe Fatmir Xhafajn.

Me autoritetet më të larta gjermane kam diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike, 6 javë pas largimit të Edi Ramës nga Berlini, jo vetëm që s’ka shkuar drejt përmirësimit, por ka shkuar drejt përkeqësimit.

Në kushtet kur vëllezërit Xhafaj po mbrohen sipas të njëjtës skemë të paktit mafioz Rama Tahiri, është e paimagjinueshme që Bundestag-u, institucionet europiane, të pranojnë hapjen e negociatave.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafa nuk kanë asnjë punë të rëndësishme tani përveçse të shpëtojnë lëkurën e tyre, mision ky krejtësisht i pamundur, që nuk ka lobist dhe miliona nga droga ta mbulojnë.