Ata qe kane mbetur jashte vemendjes jane shume. Ne Borizane pak kilometra larg Thumanes banoret qe u jane demtuar shtepite kane fjetur prej 1 jave nen streha plastmasi.

Familjet e demtuara presin vleresimin e banesave nga eksperte dhe inxhiniere por deri me sot askush nuk ka ardhur.

Me thane se po detyrohen te marrin borxhe sepse shteti nuk po kujtohet t’u vije ne ndihme dhe nuk kane ku te shkojne.

Falenderoj kontribuesit dhe donatoret qe jane te vetmit qe kane shperndare ndihma ne kete zone, dhe bej thirrje per shtimin me urgjence te grupeve te vleresimit ne terren me qellim permbylljen sa me pare te vleresimit profesional te gjendjes se banesave. Koha nuk pret!