Nga Kavaja, sot vijnë lajmet e atmosferës më historike që qyteti ka përjetuar që në vitet e lavdishme kur u kthye dhe mbeti në zemrën e çdo shqiptari si kryeqyteti i lirisë dhe demokracisë.

Llogaritë e kupolës politike dhe kriminale në krye të republikës së vjetër janë bërë pa popullin. Dhe populli do ti provojë këto llogari gabim, duke nisur të djelën e ardhshme në Kavajë.

Kushdo që bashkohet me këtë rrugë është i mirëpritur në një bashkim kombëtar pavarësisht prej përgjegjësive që mund të ketë patur deri më sot për thellimin e të keqes. Kjo lëvizje nuk harron, por ecën përpara.

Por, nëse forcën e argumentit dëshiron ta zëvendësosh me argumentin e forcës, atëherë populli është gati të të mposhtë plotësisht.

E gjithë Shqipëria me forcën e bashkimit më të madh në historinë e saj, paqësor por të vendosur deri në fund.

Më 7 maj, çlirojmë Kavajën nga krimi, nga droga. Çlirojmë Kavajën nga pasiguria dhe poshtërimi.

Kavajasit e ndershëm, fisnikët dhe kreshnikët e lirisë dhe demokracisë janë në ballë të kësaj beteje. Por sot, dhe me 7 maj, nuk do të jenë vetëm. Me çdo zemër të lirë, të qytetarëve të Kavajës, do të rrahin mijëra zemra shqiptarësh.

Të djelën jemi të gjithë në këmbë për lirinë e Kavajës, për lirinë e Shqipërisë, për lirinë e shqiptarëve.

Bashkë në Kavajë. Bashkë për fitoren e popullit, për Shqipërinë demokratike, për zgjedhje të lira e të ndershme.