Pas mbledhjes se Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deklarova në prononcimin per media se:

  • Buxheti 2018 është shkrirja mes qeverisë, krimit dhe drogës për pastrimin e parave të pista!
  • Krimi nga parcelat e kanabisit në majë të maleve, po zhvendoset në mes të shesheve në të famshmin projekt: “Një Miliard euro“ të Edi Ramës.
  • Biznesi i vogël do të paguajë në vit 20 milionë lek në vit TVSH, ndërsa hotelet luksoze të baronëve të drogës si Santa Quaranta e Klement Balilit, për dhjetë vjet nuk do të paguajnë tatim fitimin dhe TVSH do e paguajnë 6 %
  • 14 shkolla të Tiranës, 60 milionë Euro, është një buxhet i tejfryrë. Me 60 milionë Euro, mund të ndërtosh 30 shkolla. Projekti 1 miliard euro i konçesioneve nuk është gjë tjetër veçse pastrimi i parave.