Fëmijë, burra, gra, të moshuar dhe efektivë të policisë janë plagosur sot në një goditje të planifikuar nga Edi Rama, ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin shtëpitë e tyre.

Ky është një skenar i përgatitur me kujdes me qëllimin e vetëm që t’i çonte ata drejt konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe të tjerë, kanë planifikuar tek i ashtuquajturi “projekti i Unazës së Re.”

Opozita është në krah të qytetarëve për të mbrojtur jo thjesht shtëpitë e tyre, por për të mbrojtur ligjin dhe kushtetutën, për të mbrojtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit.

Jeta është e çmuar dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e këtyre banorëve.