Dënoj në mënyrën më të prerë dhunën që po ushtrohet ndaj studentëve.

Paralajmëroj të gjithë, nga polici më i thjeshtë tek Edi Rama për pasojat më të rënda që do të ketë vazhdimi i pushtimit policor të universiteteve.

Urdhrin Policor për pushtimin e universiteteve e ka dhënë Edi Rama, nëpërmjet Administratori të UT. Ai është një militant i Rilindjes, ish drejtor i Edi Ramës në Postën Shqiptare, ish Drejtor i Tatimeve në Elbasan.

Vegla e Edi Ramës është në drejtim të Universitetit, sepse nuk ka autonomi universitare. Mungesa e autonomisë, bashkë me mungesën e financimit dhe korrupsionin janë arsyet kryesore pse jemi vendi me çmimin më të lartë të arsimit në Evropë dhe me cilësinë më të ulët.