Sot takova qindra tregtarë të cilët më rrëfyen se me TVSH-në e vendosur nga qeveria, ata do të mbyllin përfundimisht biznesin, pasi falimentimi është i pashmangshëm.

Nexhmije Nexha, ka mbaruar fakultetin për gjuhë të huaja. Ja se çfarë më rrëfeu kur unë iu drejtova dyqanit të cilin e mban së bashku me bashkëshortin.

“TVSH-në nuk e përballojmë dot sepse ekonomia është e dobët. Kam mbaruar universitetin dhe punoj këtu. Ndoshta do të mbyllim fare biznesin me TVSH-në. Me xhiron jemi shumë keq. Ccfarë sjellin gjithë këto taksa të shtuara brenda vitit?”, më tha ajo.

Ndërsa Bedri Seferi, tregtar në Kavajë më tregoi xhepat e tij bosh.

“Po na shtohen taksat si në kohën e Enverit kur u mori kulakëve pasurinë. Shikoni xhepat e mi. Nuk kam asgjë. Ky vetëm të vendosë nenin 55 që të mos flasim, kaq na ka mbetur. Po na shkatërron familjen me drogën. Këtë aksion që e keni nisur mos e shuani se ndryshe Edi Rama nuk largohet”, tha i shqetësuar.

Ishin të shqetësuar, të zhgënjyer dhe të frikësuar për të ardhmen e tyre.

Të shqetësuar ishin edhe fermerët me të cilët bashkëbisedova gjatë.

Zgjidhja për këtë janë subvencionet për fermerët. Tra dogane për prodhimet që vijnë nga jashtë. Ata do të paguajnë para se të futen në tregun shqiptar lekë më lekë subvencionet që u ka dhënë qeveria atje ku kanë prodhuar prodhimet e tyre, në mënyrë që kur të futen në tregun shqiptar, të jenë baras me fermerin shqiptar. Pika e djersës së fermerit të Kavajës apo të Myzeqesë, Devollit, apo Gjirokastrës apo Velipojës në peshoren e tregut shqiptar, të ketë të njejtën vlerë, si pika e djersës së çdo fermeri europian. Ky është plani ynë. Se ky është plani i Partisë Demokratike.

Ky plan nuk është ndonjë shpikje shqiptare dhe as ndonjë shpikje e Partisë Demokratike, është një plan që bazohet në përvojat më të mira europiane; nuk do ta bëjmë si Zvicër dhe as si Gjermani por do ta bëjmë si në Kosovë dhe në Maqedoni.