Vëllai trafikant ndërkombëtar kokaine dhe heroine i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i dënuar në Itali me 7 vjet e dy muaj burg, nuk ka vuajtur asnjë ditë dënimin në Itali dhe Shqipëri.

Fatmir Xhafa ka përgjegjësi ligjore, politike dhe penale për mbrojtjen e paligjshme të vëllait të dënuar trafikant droge, duke mos raportuar për të si i dënuar në mungesë.

Farmir Xhafaj nuk iu përgjigj pyetjes se pse nuk vepron operacioni “Forca e Ligjit” mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge. Fatmir Xhafaj mashtroi kur mohoi se nuk ka ndikuar për mbrojtjen e vëllait të tij që të mbrojë veten nga vepra penale e korrupsionit të zyrtarit të lartë dhe fallsifikimit të dokumentave zyrtare.

Për Agron Xhafajn është shtrembëruar Kodi i Proçedurës Penale përmes një falsifikimi, një vepre penale të Fatmir Xhafajt për të siguruar paprekshmërinë që ai as mos të esktradohet në Itali, as mos vuajë asnjë ditë dënimi në Shqipëri. Agron Xhafaj është kriminel i dënuar që i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.

Fatmir Xhafaj është kriminel i pandëshkuar. Vëllezërit  janë kokat e një prej familjeve mafioze, që ka shndërruar sot Vlorën në kryeqytetin mesdhetar të kokainës, ku apartamentet, shtëpitë, makinat shkëmbehen për qese kokaine. Në këto kushte i vetmi që mund ta zgjidhë është populli. Koha po thërret si kurrë më parë të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më!