Ingranazheve të narkomafies shqiptare në qeveri

në media dhe në lobingjet ndërkombëtare dua t’u jap sot një mesazh të qartë: Për këtë betejë, për këtë kauzë, kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e largimit të krimit nga politika, kauzën e luftës pa kompromis kundër drogës, ky shesh, kjo agorë, Partia Demokratike, Lulzim Basha dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm, PO, kanë marrë  mbështetje totale në Uashington!

Dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka një dhe vetëm një synim, Shqipërinë e standardit europian, Shqipërinë e standardit euroatlantik, asgjë më pak nuk do të pranojmë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Ndaj me dashamirësi dhe mirënjohje ndaj miqve që na mbështesin pa kushte, me mirëkuptim dhe durim ndaj miqve që kanë akoma nevojë të sqarohen e të kuptojnë surratin e vërtetë të mafias shqiptare, dhe pa asnjë milimetër tërheqje para çdokujt që ka vendosur para interesave të shqiptarëve interesin e xhepit të vet, ju them që; nuk ka e nuk do të ketë asnjë tërheqje.

Nuk do të pranojmë zgjedhje me standard më të ulët sesa miqtë tanë kërkojnë dhe kanë për qytetarët e tyre. Kjo nuk është beteja e radhës, kjo nuk është beteja dosido, kjo është beteja e betejave për Republikën e Re, për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë euroatlantike.

Ndaj nuk ka dhe nuk mund të ketë tërheqje.

Sepse tërheqje do të thotë rënie e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sepse tërheqje apo dremitje para krimit që bën ligjin do të thotë rënie e Shqipërisë së lirë nga krimi.

Sepse tërheqje do të thotë Shqipëri, Republikë e drogës.