Protesta për Teatrin është një maratonë e qytetarisë dhe vlerave europiane që i qëndron përballë një qeverie antieuropiane.

Projekti i grabitjes së Teatrit Kombëtar, është një projekt i një arkokryeministri, i cili ka 20 vjet që do ta tjetërsojë këtë truall për kulla.

Parlamenti duhet të ndalë çdo iniciativë legjislative derisa të ketë Gjykatë Kushtetuese, e cila u nxor jashtë funksionit nga Edi Rama për të grabitur tokën publike, për të pastruar paratë e drogës dhe për të fituar së paku, 200 milionë euro nga kullat.

Ligji për Teatrin është shembull unik në Europë i një ligji antikushtetues, i bërë me emër dhe mbiemër.  Ky është ligji “Fusha-Droga-Rama-Grabitja”.

Paralajmërimi për Edi Ramën është qe të tërhiqet sa nuk është vonë. Ligjet antikushtetuese të kaluara në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, janë shpallje lufte e një narkoqeverie ndaj popullit të vet dhe unë e di që populli do të dijë t’i përgjigjet.

Nëse përpjekjet me presidentin, trupin diplomatik nuk do të mjaftojnë, ne do të jemi këtu me të gjithë trupat tanë për t’ju kundërvënë me çdo formë e me çdo çmim këtij atki mafioz dhe kriminal.

200 milionë euro janë para e madhe, blejnë shumë gjëra, blejnë edhe shpirtra njerëzish. Nëqoftëse për Teatrin ka shpirtra të blerë me paratë e krimit e të drogës e të krimit, të blerë nga Edi Rama, mos u shkurajoni. Ata s’do ta kalojnë këtë akt kriminal pa u përballur deri në pikën e fundit me qytetarët, me opozitën për vlerat europiane.