Republika e Re mban me vete një premtim të madh për çdo shqiptar.

Republika e Re do të thotë që resurset e Shqipërisë dhe shqiptarëve, taksat e shqiptarëve, të gjitha burimet pasurore të administrohen në transparencë, në llogaridhënie.

· 250 milionë euro vit për vit të koçensioneve korruptive, do u kthehen shqiptarëve në orën e parë të Republikës së Re.

· Pensionistët në Republikën e Re, do të kenë pensionin minimal, 250 mijë lek në muaj.

· 2.8 miliard euro të zhvatura nga buxheti i shtetit, si ka faktuar KLSH, do t’i kthehen çdo shtrese shoqërore.

· Biznesi do të ketë klimën më favorizuese dhe taksën më të ulët në rajon, taksën e sheshtë 9%.

· Bizneset e vogla me pullën fiskale, me shlyerjen e detyrimeve të cilat në total nuk mund të tejkalojnë 1.5% të xhiros në bazë të vetëdeklarimit, do të pamundësojë praninë e inspektorëve shtetëror.

· Faturat e energjisë deri në 300KV, dhe faturat e ujit për konsumin jetik do të paguhen nga buxheti i shtetit për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike.

· Fëmijët në Republikën e Re do të ketë shkollën nëntëvjeçare dhe të mesme, si infrastrukturën më të mirë të qytetit dhe fshatit. Me kushte të garantuara nga ora 08.00 deri në 16.00, me drekën e paguar.

· Mësuesit në Republikën e re do të jenë me rroga të dyfishuara.

· 30 mijë lek të vjetra do të jetë subvensioni i drejtpërdrejt i Republikës së Re për fëmijët shqiptarë.

· Me 1.5% të prodhimit të brendshëm bruto, 150 milionë euro në vit. 100 milionë euro do të përdoren për subvencione të drejtpërdrejta dhe 50 milionë euro të tjera për infrastrukturën

· Dogana do të mbyllet për çdo mall të huaj që konkuron në mënyrë të pandershme prodhimet e fermerëve tanë.

· Studentët e dinë tashmë se në orën e parë të Republikës së Re do të shfuqizoj ligjin për arsimin e lartë.

· Menaxhimi i universiteteve do të vijë nga bota akademike, së bashku me studentët.

80 ditë qëndresë janë 80 ditë investim në shpresën e re që ka lindur.

Më 13 maj nisim marshimin për ta institucionalizuar, për të bërë realitet ligjor, kushtetues, institucional, qytetar, popullor dhe kombëtar, Republikën e Re të qytetarëve shqiptarë.