Sipërmarrësit e vegjël dhe fermerët e Vorës po përballen të vetëm me krizën e thellë ekonomike që ka kapluar vendin. Xhiroja e tyre po ulet dhe kostot po rriten. Me dhjetra biznese po shkojnë drejt mbylljes. Fermerët kanë 7 vite që nuk marrin asnjë subvencion, ndërkohë që çmimet janë rritur.

Në këtë kohë krize dhe mjerimi për shqiptarët, RAMAVIRUSI vazhdon t’u japë miliona lekë nga taksat e shqiptarëve, oligarkëve me të cilët ndan dhe mban pushtetin.

Ne do t’i japim fund qeverisjes për një grusht njerëzish dhe do ta kthejmë shtetin në shërbim të qytetarëve.

Paratë e taksave të shqiptarëve do t’i kthejmë në shërbime dhe mundësi për ta dhe jo në pasuri për një grusht oligarkësh.

Ne do të ulim taksat për biznesin e vogël dhe do të subvencionojmë fermerët në bazë të prodhimit të tyre.

Do të heqim “Taksën Rama” mbi karburantet. Ne do të bëjmë gjithçka për të hapur vende pune, për të rritur fuqinë blerëse e konsumin dhe për të garantuar mundësitë që të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi të ndërtojnë një jetë të mirë në vendin e tyre.