Prezantohet platforma e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme e cila evidenton ndërhyrjen urgjente për të çliruar zgjedhjet nga krimi, shitblerjen e votës nga kapja shtetërore dhe jo thjesht për amendime fasadë.

Raportet vendase dhe ndërkombëtare evidentojnë qartë se vota në Shqipëri diktohet nga krimi, nga paratë e pista që vijnë nga aktivitete kriminale si trafiku i drogës apo korrupsioni qeveritar dhe nga presioni shtetëror.

Martesa e krimit me politikën elektorale u demostrua me zë të lartë në rastin e përdhunuesit sadist Rexhep Rraja i cili kërcënoi opozitën me hakmarrje elektorale.

Ne nuk konkurojmë me socialistët por me kriminelët që mbështesin kupolën e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.

Zgjedhjet diktohen nga Barajt e Shkodrës, kriminelë të rrezikshëm ndërkombëtarë, në Elbasan nga Çelajt e Sanxhaktarët me shokë dhe Taulant Ballës e Qazim Sejdinit, në Durrës, bandat qeverisin bashkinë e Vangjush Dakos, Në Vlorë nga Habilajt te Xhafaj, në Dibër Ymer Lala, në Korcë Rragami.

Prokuroria mban peng hetimet ku vërtetohet se krimi ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat zgjedhore të Partisë Socialiste.

Askush nuk mund të besojë më tek krerët e policisë të cilët administrojnë zgjedhjet, pasi janë palë me krimin në trafikun dhe mbjelljen e drogës, tek ta.