E vetmja forcë që mund ta garantojë kthimin e Shqipërisë në duart e qytetarëve të saj, nuk janë argumentet dhe arsyeja e shëndoshë, të cilat Rama nuk i pranon. Nuk ka negociator në botë ta bëjë Edi Ramën të pranojë faktet të njohura dhe pranuara nga bota për drogën, krimin, korrupsionin dhe të pranojë përgjegjësinë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Unë shpresoj dhe jam i gatshëm të marr përgjegjësitë e mia me dialog, për ta çuar situatën drejt zgjidhjes politike. Por pas dy takimeve shterpë me të, nuk kam asnjë dyshim se Edi Rama nuk dëshiron t’i bindet zërit të arsyes, apo forcës së argumentit, por vetëm imponimit të shqiptarëve të bashkuar e të vendosur për të mbyllur kapitullin e politikave që shkojnë përkundër interesave të tyre si qytetarë.

Ndaj data më e rëndësishme në kalendar është data 13 maj ora 12:00, kur së bashku do të ngihemi në mes të Tiranës me një zë të vetëm. Ditën e shtunë do të shpallim nga Sheshi i Lirisë falimentimin e republikës së vjetër dhe themelimin e Republikës së Re.