Pa luftuar krimin dhe drogën, pa larguar politikanët e lidhur me krimin, pa larguar politikanët e korruptuar, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat as në vitin 2019.

Aq sa iu hapën në vitin 2016, aq sa iu hapën në vitin 2018, aq do t’i hapen edhe vitin e ardhshëm në qoftë se kemi përsëri Sajmir Tahirin i cili nuk përballet me drejtësinë sepse e mbron Edi Rama, Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm më vëllain trafikant droge, Kryetarin e Grupit Parlamentar, sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste garantues i pastrimit të parave të pista dhe Edi Ramën që sundon mbi këtë perandori të krimit.