Sot në Ndroq u takova me banorë dhe fermerë të lodhur nga puna, të dëshpëruar nga pamundësia për të nxjerrë edhe të ardhura për mbijetesë.

Mbyllja nga pandemia ua ka vështirësuar edhe më shumë jetën, ndërsa qeveria i ka braktisur tërësisht.

Kanë 7 vite që nuk kanë marrë subvencione, ndërkohë që fermerët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut përfitojnë 100 milionë euro çdo vit nga qeveritë e tyre.

Si banorët e Ndroqit janë kudo, në çdo fshat të Shqipërisë.
Për tre muaj pandemi, qeveria akordoi një fond qesharak prej 90 milionë euro për të gjithë shqiptarët, që përkthehet rreth 10 euro për person e nga ana tjetër mbush xhepat e oligarkëve të tij me qindra miliona euro përmes tenderave sekretë dhe PPP-ve korruptive.

Kjo situatë duhet të marrë fund. Paratë që shkojnë tek një grusht oligarkësh do t’iu kthehen fermerëve e qytetarëve.

Ne planin tonë për bujqësinë ne parashikojmë 100 milionë euro subvencione direkte për çdo fermer në bazë të prodhimit.

Ne do të akordojmë 50 milionë euro investime direkt për infrastrukturën bujqësore.

Do të heqim taksën “Rama” mbi naftën dhe do t’i japim prioritet prodhimit vendas në treg.

Sot çdo shqiptar kërkon ndryshimin, sepse e di që kjo qeveri po e thellon varfërinë dhe po e shton faturën e korrupsionit.

Me bashkimin tonë do ta bëjmë ndryshimin, përmes një qeverie normale që nuk sjell parajsën por që do të krijojë mundësi për punë, mirëqenie dhe zhvillim.