Dita e djeshme shënoi hapin e parë për përfundimin me sukses të procesit të diktuar nga Bundestagu që do ta çojë Shqipërinë drejt zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme, vlerësimit të procesit fals dhe ilegjitim të 30 qershorit dhe zgjedhjeve lokale në një ditë me zgjedhjet parlamentare; vënies në funksion të plotë të drejtësisë të pavarur që nuk mbron por ndëshkon qeveritarët e korruptuar dhe krimin e organizuar; ndëshkimin e krimit elektoral nga Dibra në zgjedhjet e vitit 2017 e kudo.

Pavarësisht prej propagandës së shfrenuar, faktet janë këto:

• Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me votat me paratë e krimit dhe të oligarkisë.
• Vendimet për reformën zgjedhore do të merren me konsensus midis dy palëve opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist.
• Parlamenti do të noterizojë formalisht marrëveshjet e tryezës politike nga e cila vendimet do të dalin me konsensus.

Këto janë tre kushte që opozita e bashkuar vendosi në tetor, vetëm ditë pas rezolutës së Bundestagut.

Këto janë tre konkluzionet e takimit të djeshëm midis palëve, të cilat u arritën jo për shkak të vullnetit të mirë të palës tjetër por për shkak të presionit ndërkombëtar, për të shtyrë përpara axhendën e shëndoshjes së demokracisë së sëmurë në Shqipëri, dhënies fund shtetit të falemintuar dhe të dështuar të qeverisë së korruptuar të Edi Ramës dhe dhënies së shanseve dhe mundësi të njëjta shqiptarëve si çdo qytetar tjetër në Europë.