Shqipëria e ka jetike ndryshimin, pasi me këtë qeveri që vetëm grabit dhe vjedh, varfëria do të thellohet!

Pasuritë e pafundme të Shqipërisë, në vend që të shërbejnë për mirëqenien e njerëzve, pasurojnë një grusht oligarkësh dhe varfërojnë pjesën tjetër të vendit.

Partia Demokratike është alternativa qeverisëse për njerëzit dhe jo për oligarkët e kriminelët!

Fokusi ynë do të jetë përfitimi nga mundësitë e jashtëzakonshme të krijuara nga revolucioni teknologjik dhe turizmi. Këto dy fusha do të na ndihmojnë të hapim me mijëra vende pune në Shqipëri dhe do kontribuojnë në ngritjen ekonomike të vendit.

#ShqiperiasiEuropa🇦🇱🇪🇺