Kënaqësi të takoja sot kryeministrin e Kroacisë Andrej PLENKOVIĆ.

Marrja e presidencës së rradhës së BE nga Kroacia është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në BE, dhe për këtë unë jam i vendosur të ndërmarr çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Zbatimi i reformës në drejtësi, kryerja e reformës zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas udhërrëfyesit gjerman garanton shtetin e së drejtës, i jep fund të pandëshkueshmërisë, ndan  politikën nga krimi dhe garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Diskutuam për kapërcimin e  krizës politike në vend, e cila konsiderohet nga vendet anëtare të Bashkimit Europian si pengesë serioze për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ramë dakort të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për të realizuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe për të mundësuar hapjen sa më parë të negociatave.

Kryeministri kroat më garantoi se do të jetë avokat i fuqishëm i Shqipërisë në procesin e anëtaresimit në BE.