Sot në Farkë dhe Baldushk takova fermerë dhe sipërmarrës të lënë në harresë nga qeveria.

Ndërsa kriza po thellohet e varfëria po shtohet, faturat që duhet të paguajnë u janë rritur, xhiroja ka rënë, ndërsa prodhimet po kalben sepse nuk kanë treg ku t’i shesin e fuqia blerëse ka rënë.

Në kohën kur kanë më shumë se kurrë nevojë, në vend të ndihmës u çon bandën e taksidarëve, në vend të lehtësirave u kanë dyfishuar faturën e dritave, kanë rritur taksat vendore, edhe ata që e përfituan pagën dëmshpërblyese nuk e kanë marrë akoma.

RAMAVIRUSI po u merr qytetarëve dhe qindarkat e fundit për t’ua dhënë si tash 7 vjet një grushti oligarkësh.

Shqipëria është vend i bekuar nga Zoti, shqiptarët janë popull i mençur e punëtor, atyre u duhet një qeverisje normale që të mirat e këtij vendi t’i shndërrojë në mundësi për ta.

Në planin tonë ne parashikojmë lehtësi për biznesin dhe thithjen e investimeve të huaja që hapin vende pune.

Në planin tonë ne do të mbështesim sipërmarrjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive për punësimin e tyre.

Në planin tonë ne parashikojmë mbështetje direkte përmes subvencioneve për çdo fermer në bazë të prodhimit të tyre. Mbështetje për sipërmarrës që përpunojnë prodhimet tona bujqësore e blegtorale.

E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek fuqizimi i sipërmarrjes, zhvillimi i bujqësisë dhe punësimi.