​·        Departamenti i Shtetit përfshiu këtë vit Shqipërinë, për herë të parë, në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave, ku përcaktohet se bankat bëjnë transaksione parash që përfshijnë shuma të konsiderueshme të të ardhurave nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve.

·        Bumi i beftë i ndërtimit është rezultat i parasë që vjen nga droga. Koncesionet e Ramës me pronarë që fshihen në parajsa fiskale apo që Rama i mban të fshehta mund të jenë skema të pastrimit të parave të drogës.

·        Sa herë Edi Rama fton shqiptarët të qeshin me opozitën, Shqipëria shndërrohet në hambar droge, në zonë të lirë për krimin dhe ministrat e tij akuzohen per trafik ndërkombëtar narkotikësh. Është koha t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në ekonomi dhe në politikë.

·        Çdo konçesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të hetohet me transparencë në çdo detaj. Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të në çdo akt koncensioni dhe tenderi qeveritar.