Fasada nuk është vetëm simboli i gënjeshtrës, fasada është edh instrumenti i vjedhjes së Shqiptarëve nga kjo qeveri.

Çfarë është qeverisja fasadë? Është kjo që ka bërë të mundur në vetëm 4 vite shndërrimin e Shqipërisë në një hambar droge, në një republikë të sunduar nga krimi, në një ekonomi të shkatërruar dhe një shoqëri civile dhe media të kthyer tërësisht në funksion të fasadës. Demokraci fasadë, parlament fasadë, qeverisje fasadë dhe tani duan zgjedhje fasadë, zgjedhje të kapura, zgjedhje të diktuara nga krimi.

Por fasada nuk është vetëm simboli i gënjeshtrës, fasada është edhe instrumenti i vjedhjes së shqiptarëve. Sepse prapa fasadës nuk është se nuk ka asgjë, por ka një tavolinë ku bashkohen pushtetarë të korruptuar, kriminelë, oligarkë dhe media të bëra njësh me qeverinë, me një qëllim, të vjedhin Shqipërinë dhe shqiptarët dhe të mashtrojnë dhe të gënjejnë nga mëngjesi në darkë. E pra, shikoni se çfarë ka bërë për 4 vite, e tregon buxheti i Edi Ramës në 4 vite, ka harxhuar 500 milionë euro për projekte fasadë.

Pas uniformave të reja të policisë, po kështu një fasadë me anë të së cilës Rama -Tahiri kanë vjedhur milionat e taksapaguesve shqiptar , ndodhet mafia më e rrezikshme në Evropë, narkomafia e cila ka shndërruar Shqipërinë në hambar droge. Kjo fasadë ka qenë dhe mbetet thelbi i propagandës së Edi Ramës, propagandë që paguhet me këto para dhe paguhet shtrenjtë shumë. Dje, EUROPOL-i, ka bërë publik raportin për gjendjen e narkotikës në Europë. Fasada e Edi Ramës: Ku është droga? EUROPOL-i për fat të keq e thotë fare qartë. Shqipëria është numër një për kanabisin në Europë dhe vend kryesor për trafikun e drogës.”