Njeriu që sot ka guximin të dalë para të rinjve dhe të rejave shqiptare, ka sjellë në Parlament dhe në bashkitë e Shqipërisë deputetë dhe kryetarë, ata që kanë shitur bijat dhe gratë e shqiptarëve në rrugët e Europës.
Më i egër se dhija e egër, është bariu i dhive të egra! Më i keq se krimi dhe krimineli është kapoja politik i krimit në pushtet dhe pushtetit të kriminalizuar.
E ka lidhur fatin e tij me krimin prej ditës së tij të parë.
Një pyetje mundon çdo shqiptar: Ku e gjen këtë lidhje të fortë me krimin, këtë adhurim me krimin?
Pse është kaq i lidhur me kriminelët?
Fakti është se pa krimin, Edi Rama nuk ka as shumicën politike, as shumicën morale, as shumicën institucionale. Ndaj ekzistenca e tij politike është e lidhur me krimin.