Këtu tash tre ditë, po debatojmë në distancë për cmimin e energjisë elektrike.

Unë them është rritur, ju thoni është rritur, ai thotë është ulur.

Nxjerr faturën e energjisë sime dhe thotë se ti paguan më pak se më parë. Aty

nuk gënjen. Se personave të kategorisë sime, që përbëjnë 25% të popullsisë, cmimin mbi 300KW e ka ulur, por 75% e shqiptarëve e paguajnë energjinë, me dokumenta, më shtrenjtë.

Jo vetëm kaq, por edhe faturat abuzive të energjisë, po bëjnë kërdinë. Ja ku janë faktet e pakundërshtueshme. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë,

çmimi i energjisë është rritur me 24% për 75% të konsumatorëve shqiptarë. Që do të thotë, 3 në 4 familje shqiptare e paguajnë energjinë 25% më lart. Këto janë shifrat zyrtare. Cmimi mesatar i 1KW për familjarët, ka shkuar nga 8.89 lek, në 9.52 lek. Edhe po të jesh piktor i dështuar, që nuk ke kaluar as aritmetikën e liceut, e kupton që 9.52 është më e madhe se 8.89.

Hesapet me shifrat për xhepin e vet di t’i bëjë, për xhepin e njerëzve nuk di t’i bëjë. Për biznesin, cmimi mesatar u rrit me 20%, nga 11.4 lek në 2014-ën, në 21.3 lek vitin e kaluar.

Tarifat e nergjisë u rritën për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, çmimi mesatar nga 9.9 lek, shkoi në 11.22 lek. Sot shqiptarët paguajnë energjinë elektrike, pa taksa, 0.082 euro / KW, më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit, përjashto Malin e Zi.

Pas rritjes me 25% të cmimit të energjisë për 75% të konsumatorëve shtëpiakë, kjo është kthyer në një dramë të papërballueshme për buxhetet e, tre në cdo katër familjeve shqiptare. Këto janë faktet, këto janë shifrat.

Një kryeministër, që duhej të kishte minimumin e përgjegjësisë, nuk do të luante tash tre ditë me një të vërtetë që e di i madh dhe i vogël, se cmimi i energjisë është rritur dhe se shqiptarët paguajnë fatura më të larta energjie falë rilindjes dhe falë Edi Ramës.