Në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel takova kolegë, drejtues të partive simotra dhe përfaqësues të qeverive europiane.

Për fat të keq, vërejta një stepje nga përfaqësuesit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë.

Në veçanti, ata kanë shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Skandali Tahiri si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, kanë lënë një shije të hidhur.

Paraqita zgjidhjen politike, një qeveri antimafia për të shkëputur lidhjet e krimit me pushtetin dhe bërjen e një reforme të vërtetë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.