9 Maji është Dita e Europës dhe qytetarët e qëndresës popullore janë lëvizja më proeuropiane e Shqipërisë. Ditë e veçantë për Europën. Ditë e veçantë për shqiptarët.

9 Maji është dhe dita kur kupola politike e republikës së vjetër, në Durrësin e Vangjush Dakos shpallwn ceremoninë e “çmimeve OSCAR”. Kanë zgjedhur datën 9 Maj, Ditën e Europës, si për të kujtuar kontrastin e thellë mes atyre që erdhën në pushtet me emrin Aleanca për Shqipërinë Europiane, por u faktuan në katër vite si aleanca e drogës dhe e krimit, aleanca mw anti-europiane, anti-shqiptare, anti-popullore, anti-qytetare e 27 viteve pluralizëm.

Fasin për të ardhmen europiane, ata që shkatërruan të ardhmen e vendit, që janë fëmijët shqiptarë.

Si do shkojë Shqipëria drejt Europës, kur 6 ndër 10 të rinj, nuk kanë as punë as shkollë? Kur 8 në 10 të rinj, duan të largohen nga Shqipëria?

Kupola politike e republikës së vjetër në katër vite mendoi vetëm për pasurimin, për pushtetin e vet dhe nuk punoi asnjë ditë, asnjë orë të vetme për qytetarët shqiptarë, për fatet, punësimin, mirëqënien e qytetarëve. Katër vjet vetëm për veten e tyre, duke e katandisur Shqipërinë në vendin me emigracionin më masiv në Europë, shifër e krahasuheshme vetëm me Sirinë, ku ndodh një ndër luftërat më të përgjakshme civile ndër dekada.

Këtu ndodh tash katër vjet një luftë tjetër e heshtur, e ftohtë.

Lufta që krimi i organizuar, droga dhe pushtetarët e korruptuar i kanë shpallur popullit të tyre, duke shkatërruar ekonominë me taksa të larta, mirëqënien me çmime të larta të naftës dhe të energjisë, duke i shkatërruar vendet e punës me arrogancën dhe arbitraritetin qeveritar, bujqësinë me mungesën e përkrahjes dhe konkurrencën e pandershme. Duke i shkatërruar shëndetësinë me koçesionetkorruptive. Duke i shkatërruar studentët me ligjin korruptiv për arsimin e lartë dhe degjenerimin e arsimit nëntëvjecar dhe të mesëm.

Projekti i tyre i fundit, vula me të cilën duan të asgjesojnë përfundimisht Shqipërinë, si vend ku ka bashkëjetesë demokratike, është asgjesimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në funksion të kësaj, kanë shpallur zgjedhjet moniste.

Sepse kanë refuzuar prej ditës së parë dhe refuzojnë edhe sot zgjidhjen që përcaktuan qytetarët më 18 shkurt. Vendimin e madh të cilin të gjithë bashkë e morëm, jo për hir të Partisë Demokratike, as për hir të opozitës, as për hir të ndonjë individi, por për të drejtën e patjetërsueshme, hyjnore dhe sovrane, themelin e demokracisë; zgjedhjet e lira dhe të ndershme, votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama nuk e njeh gjuhën e argumentit. Nuk e njeh forcën e arsyes. Ai njeh dhe respekton vetëm imponimin nga bashkimi qytetar dhe popullor përmes protestës, manifestimit, përmes mosbindjes civile, për betejën për zgjedhje të lira e të ndershme. Beteja që na bashkon bëhet në emër të një parimi themelor për bashkëjetesën demokratike, parimin e votës së lirë.

Ndaj sot, është përsëri rasti që së bashku ti themi cdo qytetari e qytetareje se; beteja 81 ditore që do të vazhdojë deri në fitoren totale të kësaj kauze, manifestimi dhe bashkimi më i madh në historinë e Shqipërisë demokratike, të shtunën në orën 12, është axhenda dhe kauza e çdo qytetari. Me votën e lire, qytetarët do vendosin këtej e tutje. Me votën e lire, republika nuk do jetë më as e politikanëve, as e partive politike, por do jetë pronë e drejtpërdrejtë, pa sekserë, pa kallauz, e cdo qytetari e qytetareje të republikës.

Në duart e tyre duhet të jetë instrumenti i pushtetit dhe i kotrollit. Ky instrument, është vota e lirë.

13 maji vjen si një pikë kulmore e këtij bashkimi popullor dhe vazhdimi i përditshëm i kësaj beteje deri në fitoren e plotë të saj. Fitorja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nuk është thjesht dhe vetëm një hap i madh për lirinë e shqiptarëve, por është vetë hapja e derës drejt një realiteti të ri, drejt Republikës së Re. Eshtë mbyllja një herë e përgjithmonë e derës ndaj padrejtësisë, arrogancës, krimit dhe drogës.

T’i japim fund komplotit politik dhe ekonomik kundër shqiptarëve dhe ta përcjellim me ceremoni republikën e vjetër.

Të gjithë bashkë, me 13 maj, të hapim derën e historisë së re, të Shqipërisë europiane, në shesh, të gjithë së bashku.