Një nga ditët e rralla, ndoshta të pakta që qëndrojmë para një arkmorti me një sens krenarie, nderimi por edhe kënaqësie.

Kënaqësi që u përmbush amaneti i Mid’hat Frashërit. Detyrim i madh kombëtar i të gjithë patriotëve shqiptar. Kënaqësi që eshtrat e këtij burri të madh, e këtij patrioti të rrallë dhe këtij shkencëtari të një dimensioni europian, që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë deri në frymën e tij të fundit, të prehen sipas amanetit të tij.

Dua të falënderoj të gjithë ata që e bënë këtë të mundur, në veçanti deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Dua të falënderoj Akademinë e Shkencave.

Kjo ishte gjetja e duhur për ta patur këtu këtë proces nderimi dhe kujtimi për këtë burrë të jashtëzakonshëm dhe për të vendosur një shembull i cili duhet të ndiqet edhe nga shumë të tjerë.

Eshtrat e çdo patrioti që padrejtësia e diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i ka lënë të dergjen jashtë kufijve të mëmëdheut, për të cilën dhanë gjithçka, duhet të kthehen dhe të nderohen në Shqipëri.