Plani i Edi Ramës si kreu i kupolës së Republikës së vjetër, si autor i komplotit ekonomik kundër shqiptarëve, është shumë i thjeshtë.

Atë që do të bëjë me vetingun në drejtësi, atë do të bëjë edhe me vetingun në politikë. Me vetingun në drejtësi, dëshiron të fusë në dorë, nën kontroll të gjithë aparatin e drejtësisë, me qëllim që as ai, as miqtë e tij të korruptuar, as krimi, të mos ketë asnjë ferrë nëpër këmbë.

Projekti i vetingut është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe. Së shpejti, ora do të vijë kur do të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik, sic është BE. Por kjo ndodhi dhe ndodh vetëm për shkak të rezistencës sonë, për shkak të qëndresës suaj, për shkak të qëndresës së opozitës që është zotuar të mos e dorëzojë drejtësinë në duart e zyrtarëve të krimit dhe zyrtarëve të korruptuar të Edi Ramës.

Ndaj komploti është zbuluar jo herët sa ç’duhet, por në kohë.

Gjithcka është bërë me një qëllim, jo për të ndihmuar Shqipërinë për të pasur gjyqtarë e prokurorë të pavarur e të pastër, për të cilët Shqipëria ka nevojë, dhe për të cilët opozita lufton tash e dy vjet, por për ti dorëzuar drejtësinë Edi Ramës. Ky ka qenë projekti.

Një projekt jo Pro-Shqipërisë, por pro-Edi Ramës . Një projekt kundër interesave të shqiptarëve të ndershëm, kudo ku janë. Ndaj e them dhe e përsëris, se jemi këtu dhe jam këtu i vendosur të qëndrojmë këtu si digë, si pengesë totale për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.

Edi Rama, komploti është zbuluar, është zbuluar, jo thjesht sepse ty nuk të zënë besë, sepse vënë pikëpyetje miqtë e tu dhe motivet e tua, por sepse bashkëkomplotistët e tu, janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare.