Partia Demokratike do të publikojë fakte tronditëse që tregojnë se si Edi Rama dhe Fatmir Xhafa kanë përdorur pushtetin politik për të ndihmuar bandat e krimit të organizuar për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për t’i përdorur ato për aktivitetin e preferuar kriminal që nuk është më mbjellja e kanabisit, ndonëse vazhdon, por është pastrimi i parave të pista të kokainës, të heroinës dhe të aferave korruptive të Edi Ramës dhe bandës së tij të hajdutëve në qeveri.

Sot në Shqipëri qeveris krimi. Edi Rama harxhon çdo sekondë të ditës së tij për të zhdukur dhe për të vjedhur milionat e shqiptarëve, për të tjetërsuar pronat e shqiptarëve dhe për të zgjatur ditët e pushtetit të tij korruptiv.

Do të hetohen nga dita e parë e biznesit, do të kalojnë procesin më të rreptë të vettingut financiar, ndërsa nëpunësit e shtetit që marrin pjesë në këto afera korruptive, ta dinë se do t’i ndjekim deri në Honolulu, për çdo firmë që kanë hedhur, qofshin këta nëpunësi më i thjeshtë i ministrisë apo i entit përkatës e deri tek kryeministri i vendit.

Dua t’ju them sot shqiptarëve se ne e kemi dëgjuar dhe e kemi ndjerë mbështetjen tuaj të plotë.

Ju e doni vettingun politik, ju e mbështesni vettingun politik, vettingu në politikë do të bëhet!

Fatmir Xhafa, Taulant Balla, Jurges Çyrbja, Edi Rama dhe kushdo tjetër që është i lidhur me krimin, do të marrë atë që meriton.