Takova në Bruksel Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul.

Pozita e vështirë në të cilën qeveria e ka vënë Shqipërinë dhe integrimin e saj europian, ishte tema kryesore e takimit.

Falenderova Presidentin Daul si një nga zërat e parë të Europës që denoncoi kriminalizimin dhe fenomenimin e kanabizimit të Shqipërisë.

Z. Daul garantoi mbështetje të plotë të PPE-së për Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse.