Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Z.Olivér Várhelyi, gjetëm dakordësi të plotë se se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe hapja e negociatave, janë dy objektiva madhore, në harmoni dhe përputhje të plotë me njëri-tjetrin.

Zgjidhja e krizës kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, sipas kushteve të Bundestagut. Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të këtyre nëntë kushteve!

Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do të bëjmë gjithçka, për të mos vonuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike.