“Rrugëtimin për Shqipërinë” e kam nisur sepse dua ta shoh krizën me sytë e njerëzve, ti dëgjoj direkt nga goja juaj hallet, problemet por edhe shpresat dhe pritshmëritë tuaja për nesër.

Nga bashkëbisedimi me fermerët e Lushnjës dhe Divjakës, dëgjova dhe preka braktisjen, dëshpërimin prej hedhjes në kanal të mundit të një viti, sepse qeveria që duhet ti mbështesë, vret mendjen si tu marrë edhe kacidhen e fundit.

Me qeverinë tonë, paratë që tani i shkojnë kalçetos së oligarkëve, do të vijnë tek fermeri. Koncensionet dhe PPP-të korruptive do të anulohen dhe paratë do të kthehen në shërbim të njerëzve, duke nisur me 100 milion euro mbështetje direkte për fermerin.

Zgjidhja për fermerët, do të vijë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, që ju të zgjidhni sa më shpejt qeverinë që ju ofron programin që mendoni se është më i miri për ju dhe që secili në këtë vend të ketë mundësinë të punojë e të ndërtojë të ardhmen këtu!